Kanadaja duket se nuk do përsërisë gabimin e Ditës së Falenderimeve. Mungesa e masave gjatë asaj dite rriti numrin e të infektuarve me Covid-19, mbushi spitalet dhe shtoi numrin e viktimave.Autoritetet kanë paralajmëruar se nëse të gjithë nuk bëjnë pjesën e tyre për të shmangur takimet gjatë kësaj periudhe, para festave, nëse nuk respektohet masat, do të dyfishohet numri i të vdekurve dhe s`do të ketë Krishtlindje.
Kanadaja është një tjetër vend që po përjeton valën e dytë të Covid-19.
Greqia sapo ka mbyllur shkollat dhe kopshtet. Spanja, Franca, Italia, Austria, Gjermania kanë shtrënguar masat gjithashtu.
*Burimi CNN

