Një tjetër mësues ka ndërruar jetë nga COVID-19. Ylli Xhaferri nga Rrogozhina, 67-vjeçar prej 10 ditësh trajtohej në shtëpi teksa mësohet se sot ka ndërruar jetë në spitalin ”Shefqet Ndroqi”.Një tjetër humbje nga radhët e arsimit ndersa dhjetëra të tjerë janë infektuar në Shqipëri.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë stafi i gjimnazit “Haxhi Qehaj”, të cilët kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale.

“Ylli Xhaferri ishte për ne kolegu, intelektuali, drejtuesi, poeti, prozatori, qytetari dhe miku që me altruizmin e tij ishte i kudogjendur!Ai ishte njeriu që karakterizohej nga pasioni për letërsinë, artin, arkitekturën dhe historikun e qytetit tonë!Një njeri me humor dhe pozitivitet, i gatshëm të ndihmonte çdo mësues të ri që të ndihej plot vetëbesim dhe pjesë e rëndësishme e institucionit.Largimi i tij i parakohshëm ishte një humbje për miqtë dhe të njohurit!Të qoftë dheu i lehtë poet!Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të afërmve të tij!”, shkruhet në mesazhin e përcjellë nga vetë shkolla.
