Komiteti Teknik për përballimin e pandemisë ka publikuar të dhënat më të fundit në lidhje me situatën me koronavirusin në vend duke vendosur njëkohësisht edhe vijimin e mësimit online në universitete.Kështu, mësimi online do të vijojë deri në një urdhër të dytë në varësi të situatës me koronavirusin.Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, në deklaratë për mediat në emër të komitetit Teknik të Ekspertëve, në lidhje me koronavirusin, tha se situata paraqitet në nivel risku të shtuar.Në vendimet që marrim jemi të orientuar nga numrat konkret dhe nga rekomandimet që bën OBSH dhe që bëjnë kolegët tanë në botë.
Fico theksoi se qytetarët duhet të rrisin bashkëpunimin me institucionet shëndetësore, për të bërë të mundur luftimin e Covid-19.
