E kthyer prej vitesh në një traditë, Festa e Pavarësisë dhe ditës së Flamurit edhe këtë vit është pritur në mënyrë madhështore edhe nga emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar të cilët janë bashkuar edhe këtë vit duke festuar deri ne oret e para të mëngjesit. Mbremjen e sotme rrugët e Londrës janë “pushtuar” nga automjetet super luksoze të shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Këta të fundit, kanë dekoruar automjetet e tyre me flamurin Kombëtar Shqiptar, duke bërë paradë për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë.
Në videon që ilustrohet në vijim duken qartazi shqiptarët të gëzuar në këtë ditë të veçantë.
