Një 37-vjeçar nga Elbasani, i identifikuar si Elton Gegolli humbi jetën si pasojë e koronavirusit.Mësohet se 37-vjeçari punonte në një laborator në një kompani industriale në ish-Metalurgjik,pasi kishte mbaruar studimet për bio- kimi. Një person që kishte pasion jetën aktive dhe tatuazhet, madje dhe vetë kishte bërë disa të tillë.Gegolli ishte i shtruar prej 10 ditësh në spital,ai ishte ndjekur nga mjekët në Elbasan pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, por pasi gjendja e tij u përkeqësua me kalimin e ditëve, ai u dërgua në Tiranë ku u shtrua në spitalin Covid/2. 37-vjeçari nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.
I riu nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

