Britania do të nisë javën që vjen operacionin më të madh të vaksinimit në histori. 800 mijë dozat e para do të dërgohen fillimisht në disa laboratorë për një kontroll tjetër dhe më pas do të shpërndahen nëpër spitale dhe qendrat e vaksinimit.Vaksinat janë prodhuar në një fabrikë në Belgjikë, prej andej mbërritën në Britani në masa të rrepta sigurie.Vaksina e Pfizer ofron mbrojtje mbi 95 përqind, duke u konsideruar një sukses i jashtëzakonshëm në fushën e mjekësisë. Ajo ruhet në temperatura shumë të ulëta dhe shpërndarja do të jetë një sfidë më vete.
Vaksina e koronavirusit ka mbërritur më në fund në Britaninë e Madhe pas një operacioni ‘top secret’.Sipas Daily Mail, vaksinat e Pfizer dhe Biontech mbërritën me një flotë kamionësh të pamarkuar. Qeveria nuk dha asnjë informacion në lidhje me ngarkesën e çmuar nga frika se grupet kriminale mund të interceptonin dhe të dëmtonin ngarkesën.Qeveria konfirmoi mbërritjen e ngarkesës, por nuk dha asnjë detaj tjetër.

