LIVE| Kukësi 3-1 Skënderbeu/ujqerit pa force

Kukësi është duke u përballur ditën e sotme me Skënderbeun, duke filluar nga ora 16:45, në “Elbasan Arena”.Nje ndeshje kjo, e gjitha për tu harruar për kuqebardhet te cilet vazhdojne serine e humbjeve duke mos treguar force duke qene shume larg atij Skenderbeut historik qe dominonte kundershtaret…

Kukësi dhe Skënderbeu kanë luajtur në total 36 ndeshje mes tyre në Kategorinë Superiore, teksa kemi një ekuilibër sa u përket fitoreve. 13 ka secila skuadër, ndërsa 10 ndeshje kanë përfunduar në barazim.Verilindorët kanë dy vite që nuk fiton në kampionat ndaj Skënderbeut. Për herë të fundit verilindorët kanë mposhtur me shifrat 1-0 korçarët më 7 dhjetor 2018, pikërisht pas një goli me penallti të Uilliam Melos. Fitorja e fundit e Skënderbeut (2- 1) daton më 9 mars 2020.

LIVE| Kukësi-Skënderbeu 3-1

Eze 19′, 48′, Mateus Leira 52′ / Mensah 72′

72′ GOOOOL SKËNDERBEU 3-1/ Ngushtojnë diferencën korçarët. Mensah gjen rrugën e rrjetës pas asistit të Berishës nga e djathta.

52′ GOOOOOL KUKËSI 3-0/ Fantastikë verilindorët e Gegës, kësaj ishte braziliani Mateus Leira, ai që gjeti rrugën e rrjetës, ku pa asistit tjetër të Ibrahimit, goditi saktë në hyrje të zonës, duke mposhtur për herë të tretë Dajsinanin. 

48′ GOOOOL KUKËSI 2-0/ Sërish Eze! Verilindorët në avantazh të dyfishtë. Pas asistit spektakolar të Ibrahimit, sulmuesi nuk fal para portës duke shkundur rrjetën për herë të dyt. 

19′ GOOOOK KUKËSI 1-0/ Zhbllokohet sfida. Eze “abonohet” me golin. Pas harkimit nga e majta nga ana e Kotobellit. Sulmuesi godet saktë me kokë duke mposhtur Dajsinanin. 

Kukësi: Tafa, Demiri, Bytyçi, Lulaj, Kotobelli, Limaj, Taipi, Ibraimi, Leiria, Gashi, Eze

Skënderbeu: Dajsinani, Vitija, Bicaj, Qaqi, Meksi, Rrapaj, Mara, Douna, Dumfour , Berisha, Mensah

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.