Reagon BE: Zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias

Në një njoftim në rrjetet sociale, Delegacioni i BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias. Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin”, thuhet në njoftim.


Më herët, Komisioni Europian ka reaguar duke dënuar shoqërimin e gazetarëve në komisariat nga policia pas protestave të zhvilluara në Tiranë.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero-Hernandez i kujtoI Shqipërisë paketën e zgjerimit.Në protestat e zhvilluara në Tiranë u shoqëruan dy gazetarë Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani, ndërsa disa orë më pas u lanë të lirë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.