Covid-19 /Greqia shtyn vendimin për hapjen e Kapshticës

Greqia shtyn sërish vendimin për hapjen e pikës kufitare të Kapshticës me Shqipërinë. Burime zyrtare nga Drejtoria vendore e Kufirit dhe Migracionit bëjnë me dije se pala greke këtë herë e ka shtyrë vendimin deri më datën 7 janar 2021.
Kujtojmë që më datë 20 nëntor, qeveria greke vendosi të mbyllë plotësisht këtë pikë kufitare, ndërsa më 3 dhjetor vendimi u ndryshua, duke lejuar të kalojnë këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.
Për shkak të festave të fundvitit pritet që lëvizjet në hyrje të Republikës së Shqipërisë nga këmbësorët të shtohen.

Për personat të cilët do të duan të hyjnë drejt tokës helene, e vetmja pikë kufitare ngelet ajo e Kakavijës, e cila ende ruan kuotën prej 700 personash.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.