Zbulohet në veri të Italisë një fermë për kultivimin e kanabisit.Autoritetet italiane bëjnë me dije se dy shqiptarë të moshës 28 dhe 30-vjeç, kishin nisur kultivimin e kanabisit prej muajit shtator të këtij viti.Shqiptarët planifikonin të kultivonin drogën në këtë fermë dhe më pas ta shisnin në provincat e Cuneo dhe Asti. Gjatë monitorimit, ata u pikasën teksa çonin sasi të mëdha vazosh brenda fermës.
Policia italiane thotë se arriti të sekuestrojë 47 kilogram kanabis dhe 225 rrënjë të bimës narkotike midis 50 dhe 70 cm.
