Greqia ka shënuar rritje të numrit të viktimave në 24 orët e fundit të rasteve të Covid-19. Sipas asaj që raporton Ministria e Shtetit fqinj, në Greqi janë shënuar 70 viktima të reja, ose 12 më shumë se një ditë më parë.
Ndërkohë sa i përket rasteve të reja me koronavirus, Greqia informon se 588 persona kanë rezultuar pozitiv nga testet e kryera në 24 orët e fundit.
Që nga fillimi i pandemisë, Greqia numëron 4.172 të vdekur dhe mbi 131 mijë persona të prekur.
