LAJMI I FUNDIT/ Nga 24 dhjetori zhgjatet ora policore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,Manastirliu bëri sot me dije se duke filluar nga 24 dhjetori deri më 4 janar, kufizimi i lëvizjes së qytetarëve do të jetë nga ora 20:30 e darkës deri në 6:00 të mëngjesit.E njëjta gjë vlen edhe sa i takon aktivitetit të bareve dhe restoranteve. Kufizimet do të ndryshojnë në datën 5 janar, duke e shtyrë kufizimin nga ora 20 e 30 në 22:00.

Ky kufizim do jetë i vlefshëm deri në datën 4 janar 2021.

“Duke përjashtuar shërbimin në banesë, delivery” .

Por prej datës 5 janar kufizimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve do rikthehet ne orën 22:00, sic është edhe sot.

Më herët ajo kishte komunikuar edhe pezullimin e fluturimeve me Anglinë, nga dita e nesërme deri më 6 janar duke shtuar se “rikthehet karantina 14-ditore për qytetarët që vijnë nga ky vend.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.