Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe

Shqipëria do të pezullojë fluturimet me Britaninë e Madhe nga dita e nesërme. Shkak është bërë varianti i ri i koronavirusit.Ajo shtoi më tej se do të vendoset masa e karantinës së detyruar 14 ditore për emigrantët që vijnë nga Britania, si në rrugë ajrore ashtu edhe tokësore.

“Për të kufizuar riskun e përhapjes së infeksionit, si dhe riskun e lartë të transmetimit shkaktuar nga varianti i ri kemi vendosur pezullimin e fluturimeve me Britaninë e madhe duke filluar nga ora 6:00 ditës së martë datë 22 dhjetor deri më 6 janar”, tha ministrja Manastirliu.

Kujtojmë qe të ndodhur nën alarmin e ri, Holanda e para, më pas Gjermani, Franca, Irlanda, Bullgaria, Çekia dhe së fundi Maqedonia e Veriut, kanë ndaluar fluturimet për në Britaninë e Madhe.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.