Situatë e qetë në Kapshticë, emigrantët nga Greqia nuk lëvizin për festa

Mbi 2000 persona kane hyre ne Shqipëri nga Kapshtica gjate 4 ditëve te fundit. Emigrantet po vijnë për te festuar me familjet e tyre pavarësisht pandemisë.Per shkak se shteti grek ka vendosur te ndaloje kalimin me automjete emigrantet vijnë me autobus e deri ne kufirin grek dhe detyrohen te kalojnë ne këmbe ndërsa me tej vijoje udhëtimin po me autobus e qe i presin ne token shqiptare.Shumica prej tyre ende nuk e kane te qarte se si do te mund te kthehen perseri ne Greqi per shkak se autoritetet greke kane vendosur qe deri ne 7 janar te mos lejojnë hyrjen ne vendin fqinje përmes Kapshticës.

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, pas masave të vendosura nga shteti helen, lejohet hyrja e mjeteve të tonazhit të rëndë, këmbësorëve dhe automjetet me përdorim personal.Ne kushte te tilla shqiptaret, perfshi dhe drejtuesit e mjetet te tonazheve te renda si rruge hyrje te shtetin helen po perdorin gjate kesaj periudhe piken e kalimi kufitar nga Maqedonia e Veriut, ate te Bogorodica per ne drejtim te Greqise.

Se pari sepse nuk ka kufizim ne hyrje dhe se dyti ne kufi greket bejne testin e shpejt.Megjithate me pare duhet te kene bere nje aplikim online.

Kakavije :Edhe në pikën kufitare të Kakavijës situata është tepër e qetë, pasi mesa duket emigrantët shqiptarë kanë vendosur që të mos kthehen në vendlindje për pushime. Ndryshe nga çdo vit tjetër edhe pse jemi në prag festash, numrat e emigrantëve që kthehen tek familjarët e tyre janë të ulëta.Gjatë 24 orëve të fundit në doganën e Kakavijës, kanë hyrë vetëm 760 emigrantë, ndërkohë që 424 të tjerë janë larguar drejt Greqisë.

Porti i Durresit :Ndërkohë krejt ndryshe vërehet situata në Durrës, ku ka dyndje të emigrantëve shqiptarë në Itali që kthehen në atdhe për festa. Porti i Durrësit ka shënuar një fluks të shtuar të udhëtarëve nga Italia, duke pritur çdo ditë 3 tragete të linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës. Mësohet se vetëm në një ditë në vendin tonë hyjnë të paktën 4000 udhëtarë, ndërsa dogana punon me kapacitet të plotë, me 20 sportele.

Rinas :Situata nuk duket e qetë as në aeroportin “Nënë Teresa”, i cili gjithashtu është i dyndur në emigrantë që vijnë nga gjithë bota.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.