Për gjykatësin italian, Angelo Antonio Pezzuti, shqiptarja Elona Kaleshi nuk duhet liruar sepse ajo paraqet rrezik për shoqërinë, ka bashkëpunëtorë dhe është pjesë e një grupi kriminal.Mediat italiane shkruajnë se ndaj të resë ka të paktën 7 dënime të mëparshme që lidhen me mashtrim, rezistencë ndaj punonjësit publik, plagosje e lehtë, etj.Elona Kaleshi u arrestua më 22 dhjetor me urdhër të prokurores Ornella Galeotti me akuzat e vrasjes, fshehjes dhe poshtërimit të kufomave.
Për gjykatësit hetues të Firences, Angelo Antonio Pezzuti, shqiptarja 36-vjeçare vrau dhe masakroi 54-vjeçarin Shpëtim dhe 52-vjeçaren Teuta Pasho , prindërit e ish-të dashurin që u zhdukën në vitin 2015, eshtrat e të cilëve ndodheshin në katër valixhet e gjetura midis 10 dhe 15 dhjetorit në një fushë ngjitur me burgun Sollicciano, në periferi të Firences.
Në dosje theksohet se Elona e kishte joshur çiftin Pasho në shtëpinë e saj, shumë pranë qendrës historike të Firences, me një justifikim.Pasi i kishte pritur në shtëpi, çifti kishte rënë në gjumë. Elona mendohet se ka sulmuar fillimisht Shpëtimin me një thikë 8 centimetra të gjatë. Më pas ka rrahur dhe mbytur Teutën.Për më tepër, pas krimit, Elona thuhet se nxiti vajzën e çiftit, Vitore Pashon që të gënjente për apartamentin, duke deklaruar se herën e fundit ata kishin qëndruar në shtëpinë e saj.Më herët ka pasur raportime se Elona e mbante Vitoren nën presion, pasi e dinte se ajo kishte një aferë me një burrë të martuar.

