Dita e Krishtlindjes ka rezultuar tragjike për një familje shqiptare që jeton në Kretë.Mediat greke shkruajnë se në lagjen Herklion pasditen e Krishtlindjeve babë e bir janë përfshirë në përleshje, e cila ka degraduar edhe në përdorimin e armëve të ftohta.Djali 26-vjeçar i familjes ka mbetur i plagosur me thikë dhe u transportua në spitalin e Venizelio por nuk mundi të mbijetonte,duke ndërruar jetë ditën e sotme në spital pas 7 plagëve të marra me thikë pasi kishte humbur shumë gjak shkruajnë mediat greke.
Ishte vetë babai 55-vjeçar, i cili plagosi të birin, në bashkëpunim me djalin e vogël 24-vjeçar.Ata pritet të dalin para drejtësisë për t’u njohur me akuzat.

