121 vjetori i lindjes së gjeniu të poezisë shqiptare, Lasgush Poradeci

Sot 121 vite më parë ka lindur poeti shqiptar Lasgush Poradeci.Llazar Gusho ishte emri i vërtetë i shkrimtarit që kishte shkruar për yjet, dashurinë dhe gruan. Ai njihet me pseudonimin e tij letrar ‘Lasgush Poradeci’ e cila lidhet nga shkurtesat e emrit të tij dhe babait, Llazar Sotir Gusho (La-S-Gush) dhe si mbiemër ka përdorur vendlindjen e tij, Poradeci.Lasgushi është autor i dy vëllimeve me poezi ‘Vallja e yjeve’ botuar në vitin 1933 dhe ‘Ylli i zemrës’ në vitin 1937. Këto dy përmbledhje poetike i ka botuar në Bukuresht të Rumanisë.


Me rastin e 100 vjetorit të lindjes, ai u nderua me titullin ‘Nderi i Kombit’ dhe ‘Qytetar Nderi’. Shumë lagje të Shqipërisë mbajnë emrin e tij.

Korca Blog në 121 vjetorin e lindjes së Lasgushit, ju sjell një fragment nga ditari i tij:

Kërkova
Lumturinë,
Gjer më sot,
Gjith më të kot.
Shijova
çupërinë,
Një mot.
Me shpirtin plot.
Kullova
Djalërinë
Me lot,
Që s’thahen dot.
Kuptova
Dashurinë
Që lot –
Kur shemb! o Zot!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.