Vllaznia ka mundur thellë Skenderbeun në “Loro Boriçi”, në atë që mund të quhet akti i fundit zyrtar për Supërligën në Shkodër. Vllaznia kryesuese priti në “Loro Boriçi” ditën e sotme Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të.Diferenca mes Vllaznisë kryesuese dhe Skënderbeut në tabelën e klasifikimit pas 10 javësh kampionat është e frikshme.Shkodranët kanë 16 pikë më tepër se korçarët, të cilët pozicionohen të 9-ët.
Fitorja e fundit e kuqebluve ndaj Skënderbeut është pikërisht në javën e dytë të këtij kampionati me shifrat 0-2 në Korçë.Ndeshja ka qenë e gjitha nën kontroll e dominim të Vllaznisë ku Skenderbeu eshte dorezuar pas 37 sekondosh nga fishkëllima e arbitrit ku një gabim i mbrojtjes së Skenderbeut, i ka dhënë mundësi Vllaznisë të shënojë golin e parë.
LIVE: VLLAZNIA-SKËNDERBEU 5-1
Imeri 1′, Ardit Hoxhaj 35′, 42′, 53′, 60′ / Mensah 62′
KOMENTI LIVE:
62′ GOOOOL SKËNDERBEU 5-1/ Zgjohetn korçarët. Alfred Mensah realizon me gjoks pas një harkimi nga e majta. Një gol nderi ky për kuqebardhet.
60′ GOOOOL VLLAZNIA 5-0/ Tjetër gafë në mbrojtjen e Skënderbeut. Ardit Hoxhaj shënon sërish. Goli i katër personal për sulmuesin vlonjat, që do ta mbajë mend gjatë këtë përballje.
53′ GOOOOL VLLAZNIA 4-0/ Shkërmoqet skuadra e Ahmajt. Shkodranët shënojnë edhe të katërtin. Sërish Ardit Hoxhaj, i cili realizon tripletë personale në këtë sfidë.
Mbyllet pjesa e parë.
42′ GOOOOL VLLAZNIA 3-0/ Sërish Ardit Hoxhaj. Vlonjati shënon dopietë personale përballë ish-skuadrës së tij. Pas një harkimi nga këndi, Hoxhaj godet saktë me kokë duke trefishuar rezultatin.
35′ GOOOOL VLLAZNIA 2-0/ Shkodranët dyfishojnë shifrat. Për gjyqtarin gjuajtja e Ardit Hoxhajt e kaloi vijë fatale. Futbollisti vlonjat ndëshkon ish-skuadrën e tij. Pas një rrëmuje në zonën e korçarëve, topi fillimisht u grumbullua nga Dajsinani, më pas provoi Hoxhaj, i cili dyfishoi rezultatin.
1′ GOOOOOL VLLAZNIA 1-0/ Gol nga tuneli. Demir Imeri ndëshkon korçarët. Pas një gabimi në mbrojtjen e Skënderbeu nga ana e Govirit, mesfushori Imeri nuk ka falur, duke tundur rrjetën e Dajsinanit në sekondën e 37-të.

