Një sasi prej 320 kilogram hashash u kap në ishullin grek të Korfuzit.Mediat greke bëjnë me dije se droga u kap mbrëmë në darkë në zonën e Dasias, pranë Vila Vasilaku.Policia greke ka arrestuar një 62-vjeçar shqiptar teksa transportonte 320 kg hashash.Sipas mediave helene, lënda narkotike po transportohej nga Shqipëria, ndërsa vijojnë hetimet për zbulimin e vendit ku do dërgohej droga dhe të gjithë rrjetit të përfshirë.
Ndërkohë po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
