Emigrantët vazhdojne te kthehen te festojne ne Shqiperi, fluks në Kapshticë e Qafë Thanë

Situata e pandemisë së Covid-19 vijon të jetë serioze, por me autorizimin e vaksinave ekspertët shpresojnë që kjo pandemi të mirëmenaxhohet. Ndërkohë festat e fundvitit kanë shtuar radhët në pikat kufitare. Shumë qytetarë shqiptarë kanë zgjedhur të festojnë pranë familjeve të tyre në atdhe, edhe pse në kushte të vështira për shkak të koronavirusit.

Qafë-Thanë:Ndryshe nga Greqia, Maqedonia e Veriut nuk ka vendosur kushte për Shqipërinë sa i përket testimeve.Keshtu ata po perdorin pikat kufitare te Maqedonise së Veriut per shkak se nuk ka limit per kalimet.Në Qafë-Thanë në 24 oret e fundit kanë hyrë 2287 shtetas dhe kanë dalë 1594 shtetas.

Kapshticë: Ditën e djeshme, 27 dhjetor në Kapshticë kanë hyrë 316 shtetas dhe 85 mjete.

Këtë vit do të mungojnë vetëm shqiptarët që banojnë në Britaninë e Madhe për shkak se fluturimet me Anglinë janë pezulluar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.