Një shqiptar është arrestuar në Athinë, teksa është sekuestruar një sasi prej 14 kg kokainë dhe një shumë e madhe parash cash janë sekuestruar gjatë një operacioni policor në Likovrisi.Mësohet se është ndaluar një kamion, i cili kryente linjën Ankona- Patra. Sipas informacioneve nga policia greke automjeti rezulton në pronësi të një kompanie bullgare, ndërsa i arrestuari është shqiptar 31 vjeç.Brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruan 13 pako me 14 kg dhe 45 gram kokainë, 7 gram marijuanë, 287 mijë e 60 euro, 1 celular.
Nga njoftimet e policisë greke kamioni kishte zbritur në portin e Patrës në 23.12.2020 e më pas kishte marrë drejtimin për Athinë, ku dhe u ndalua.Mësohet se shqiptari, punonte si shofer kamioni dhe transportonte mallra nga Greqia në Itali dhe anasjelltas, por punen e tij e kishte përdorur dhe për të kaluar drogë në kufi.Policia bën me dije se droga kishte ardhur nga Belgjika dhe Holanda, dhe dyshohet se një nga dy vendet ka qenë baza për furnizimin me drogë nga Amerika Latine e cila kishte si synim të hidhej në tregun grek.

