Koronavirusi i ka marr jetën Inspektorit të Antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.Klodian Shevorja, 38-vjeç, ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi, ndërsa prej dy ditësh ishte në intubim.38-vjeçari qëndroi rreth 2 javë i shtruar në këtë spital dhe ishte në oksigjenim.Ditët e fundit, inspektori Klodian Shevroja u përkeqësua dhe mjekët e intubuan. Fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.
Të forta kanë qenë reagimet e kolegëve dhe miqve të Klodianit në rrjetet sociale, ku shprehin jo vetëm dhimbjen e madhe për humbjen e mikut të tyre, por edhe ngushëllime familjarëve për këtë largim të parakohshëm nga jeta të Klodianit.

