Ja si duket sot Petrinja, qyteti kroat i goditur fuqishëm nga tërmetet(Video)

Kroacia u godit nga një tërmet i fortë gjatë ditës së martë.Sipas mediave kroate, në orën 12.19 pasdite, sizmologët regjistruan një tërmet shkatërrues me një epiqendër pesë kilometra në jugperëndim të Petrinja – në një thellësi prej 11.5 kilometra.Ndërkohë mediat kroate kanë publikuar pamje që tregojnë se si duket Petrinja, vendi më shumë i goditur dhe shkatërruar nga dridhjet.

Ndërkohë, për tërmete është raportuar edhe gjatë ditës së sotme – rreth orës 6:16 të mëngjesit në Kroaci.Sipas Shërbimit Sizmologjik, tërmeti i parë ishte me një fuqi prej 4.7 i shkallës Rihter dhe pak minuta me vonë 4.8 balle.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.