Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Ava Max, shquhet për stilin e saj të veçantë në paraqitje.Së fundmi, artistja publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku u shfaq duke pozuar nën ngjyrat kombëtare, kuq e zi.
E veshur me fund dhe xhaketë të zezë dhe një pjesë të zezë, Max duket mrekullueshëm.
Këngëtarja me prejardhje nga Qeparoi i Sarandës, e ka theksuar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare.
Ndersa eshte shprehur me pare se dëshiron me patjetër që ta vizitojë vendin e saj për herë të parë.
“Po, po dhe po! Ndjehem sikur e kam thënë tani për vite me radhë dhe i kam thënë vetës hajde pra, është koha të shkoj atje! Kështu që po – premtoj se do të vij në Shqipëri. Prejardhja ime është shumë e rëndësishme për mua dhe atë se kush jam tani. Prindërit e mi u zhvendosën këtu nga Shqipëria dhe ma kanë ngulitur këtë krenari të pabesueshme për vendin tonë. Mezi pres të vij”, është shprehur 26 vjeçarja.
https://www.instagram.com/p/CKuPpowF4JG/?igshid=1wzz0sa0412i4
