Sekretari i përgjithshëm i LSI, njëherësh edhe drejtues politik i LSI në Korçë, Endrit Braimllari, deklaron se Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi çdo ditë behet qesharak, duke premtuar vënde pune, rritje ekonomike pasi ,sipas Braimllarit,Peleshi është përgjegjësi kyesor për mungesën e vëndeve të punës në Korçë, por edhe per shkaterrimin e fermerit vendas dhe nepotizmin e theksuar në administratën publike.
Reagimi i plote :
Niko Peleshi po bëhet çdo ditë qesharak, duke premtuar vënde pune, rritje ekonomike, punësim të të rinjve, investime në bujqësi, por harron më kryesoren,që ka 8 vite në qeveri, harron që ka qënë Ministër Bujqësie dhe është ende në detyrë Ministër i Mbrojtjes.
Niko Peleshi është përgjegjësi kyesor për mungesën e vëndeve të punës në Korçë, por shkaterrimin e fermerit vendas dhe nepotizmin e theksuar në administratën publike.
Me 25 Prill merr fund kjo politikë e vjetër klienteliste e cila mendon vetëm për interesin personal dhe aspak për qytetarët e ndershëm .
voto6lsi #lsi #zgjedhje25prill #shqiperiashtepiajuaj
