Komisioni Rregullator do të mblidhet nesër në orën 17:30 për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit në 12 qarqet e vendit.Socialistët propozojnë që me 25 prill qytetarëve tu paraqitet e njëjta fletë votimi si në Kosovë.
Ata thonë se ky model i përshtatet më shumë ndryshimeve të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, i cili saktëson që në këto zgjedhje të votohet edhe për partinë edhe për kandidatin.
Ndërkohë Partia Demokratike ka propozuar më herët këtë fletë votimi.
Poshtë partive renditen kandidatët. Për Taulant Ballën hyrja e PD me 222 emra ndërlikon procesin e votimit.
Variantet e fletëve të votimit, njëra prej së cilave do të përzgjidhet nesër për zgjedhjet e 25 Prillit:




