Një puntor ka rënë nga skela teksa punonte në një banesë private në lagjen numrë 2 pranë Kishës së re në Pogradec.Ngjarja ka ndodhur momente më parë, ku mësohet se 55 vjeçari ka qenë duke suvatuar në një banesë private kur ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga skela.
55-vjeçari ka marrë plagë të rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Korçes me urgjecë në në gjendje kritike ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policise :
“Më datë 04.04.2021, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,” njofton policia.
