Quajeni java e diferencës. Klubet kanë nisur të bëjnë llogari, aq më tepër në një situatë kur gabimet bëhen edhe më të vështira për t’u rikuperuar.Skenderbeu ben kthesën ndaj skuadrës Kuksiane per të ruajtur vazhdimësinë, pas fitores së fundit ndaj Apolonisë.
Tek Skënderbeu e kanë të ndaluar barazimin, duke bere llogarite të kapin Bylisin, qe barazoi me Kastriotin.
Nje ndeshje e kënaqshme e dominuar totalisht nga ujqërit që rikthehen në kohen e duhur duke kaluar në epërsi ,në transferten e Elbasanit per te ngushtuar diference -4 pikë nga Bylis i vendit te 8 dhe + 5 pike nga Apolonia e vendit te fundit qe u shkermoq nga Tirana 5-2.

Kukësi-Skënderbeu 0-1 Mensah 78′
Mbyllet sfida!
90′ Akordohen 4 minuta shtesë!
87’ Rrëmujë në zonën e Skënderbeut, por asnjë nga lojtarët e Kukësit nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë.
78’ GOOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Fantastik Alfred Mensah, i cili pas një kombinimi perfekt ia del ta dërgojë topin në rrjetë dhe të kalojë korçarët në avantazh.
62’ Dalje e shpejtë e Skënderbeut, me Elvi Berishën nga e majta, i cili provon me një top për Vangjelin, por e mbyll Kurtiç në momentin e fundit.
Mbyllet pjesa e parë!

45′ Çfarë rasti për Kukësin, me Ibraimin që pasi merr një top në zonë, gjuan me të majtë, por shikon që t’i ndalet topi mbi vijën fatale nga Sadriu dhe Dajsinani.
43’ Tentativë e fortë e Agim Ibraimit nga jashtë zone, por topi shkon jashtë.
40’ Tjerët mundësi e mirë për Kukësin, më e mira e ndeshjes. Eze merr një top në zonë, rrotullohet bukur, por gjuajtja është shume e keqe dhe përfundon jashtë.
34’ Me fat Skënderbeu! Kotobelli jep një krosim të bukur nga e majta, me topin që shkon te Eze, i cili provon me kokë, por topi shkon ngjitur me portën.
32’ Lëvizje shumë e bukur e Marës, i cili pasi driblon kundërshtarin përballë, gjuan fortë me të majtën, por Tafa është i vëmendshëm dhe largon topin.
22’ Çfarë mundësie për Skënderbeun! Mensah rrëmben një top në mesfushë dhe niset menjëherë në kundërsulm, pason në momentin e fundit për Berishën, i cili gjuan shumë keq me topi që shkon jashtë.
2’ Rrezikon menjëherë Kukësi me Gashin, i cili lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por Dajsinani i vëmendshëm largon në goditje këndi.
Starton sfida në “Elbasan Arena”!

FORMACIONET ZYRTARE –
KUKËSI – Tafa; Kotobelli, Kurdiç, Lulaj, Dragoshi; Demiri, Taipi, Tsintsadze; Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Mirel Josa.
SKËNDERBEU – Dajsinani; Vitija, Bajrami, Zguro, Meksi; Gonçalves, Mara, Mensah; Vangjeli, Sadriu, Berisha.Trajner: Migen Memelli.
