Mevlani dhe Ledjana kanë pasur përplasje në takimin e parë që kanë pasur pasi u deklaruan për njëri-tjetrin.Ndërkohë që Mevlani po përpiqej të afrohej, Ledjana shpërtheu në lot dhe kjo gjë i habiti të gjithë.Për këtë është justifikuar duke thënë se ndjente se Mevlani tallej ndërsa ai kërkoi që të fiken kamerat.
Mevlani: Të kam xhan moj të hëngsha zemrën.
Ledjana nis të qajë…
Ledjana: Ik, ik…. Mjaft, mos u tall.
Mevlani: Pse qan? Pse bëhesh me nerva pa lidhje kot?
Ledjana: Sa herë do dalësh me mua do nxjerrësh një gjë kot. Arritëm shpirt, tek vendi i ngjarjes. Fikni njëherë kamerat, se ndoshta s’do me dal në takim, mos të humbim kohë kot. Na thuaj ta dimë.
Kjo gjë u diskutua edhe në studio dhe Ledjana tha se ndjehet keq sepse Mevlani nuk ka siguri ndaj saj. Megjithatë gjërat mes tyre u përmirësuan dhe takimi u mbyll më së miri.Pasi shkëmbyen disa puthje me njëri-tjetrin, Ledjana i kërkoi Mevlanit që të mos largohet kurrë prej saj dhe ai i pëshpëriti në vesh “Të premtoj”. Gjithashtu ai bëri deklaratën e fortë duke thënë se ka rënë në dashuri me Ledjanën, ndërsa kjo e fundit u shpreh se është ende në fazat e pëlqimit për Mevlanin.
Ledjana konfirmoi edhe një herë në studio se asaj nuk i pëlqen shumë intimiteti para kamerave, sepse as familja e saj nuk e pret mirë këtë gjë. Ajo tregoi se janë takuar disa herë me Mevlanin jashtë studios dhe kanë shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin kur kanë qenë në privatësi.
