Qindra të apasionuar pas sportit të skive, por jo vetëm, janë mbledhur në një resort skish në Sochi të Rusisë për të marrë pjesë në festivalin e përvitshëm të karnavaleve BoogelWoogel. Pjesëmarrësit duhet të sfidojnë temperaturat ende të ulët në Sochi dhe të bëjnë një slalom në borë, vetëm me rroba banje .Eventi i përvitshëm nisi të mërkurën në resortin Rosa Khutor dhe do të zgjasë deri ditën e dielë .
Zbritja e skiatorëve në shpatet e pjerrët, që sfidojnë të ftohtit, veshur me bikini apo kostume të tjera banjo, muzika, festimet e “Holi” plot ngjyra, snow-boarding, not në pishina, yoga, shah, boks e shumë të tjera, janë ato që i bëjnë karnavalin malor të Soçi-t, eventin më të çmendur në botë, atë që shpesh quhet “Olimpiada e Ekcentricitetit”.


