Prane finales/Teuta 0-1 Skënderbeu,kalojne në epersi Ujqerit

Luhet duke filluar nga ora 16:00, ndeshja mes Teutës dhe Skënderbeut, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të kaluar në finalen e Kupës, pasi dëshira e të gjithëve është fitimi i trofeut në fund.

Ky kompeticion është primar për Skënderbeun.Kalimi në finale do të sillte qetësi dhe optimizem te madh edhe per mbijetesen pasi ku do t’i mbante ujqerit me shpresë deri në fund për të siguruar biletën europiane nga Kupa duke ulur edhe me 1 vit denimin e dhene nga Uefa.

LIVE| Teuta-Skënderbeu 0-1

Meksi 2′

2’ GOOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Kalon në avantazh skuadra e Memellit, me Meksin që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e dërguar topin në krahun tjetër të portierit.

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Frashëri, Arapi, Hoxha, Xhekson, Todorovski, Aleksi, Daja, E. Vila. L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: E. Martini

Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Vitija, Sadriu, Bajrami, Meksi, Taipi, Vangjeli, Mara, Berisha, Mensah. Trajner: M. Memelli

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.