“Teuta 0-2 Skënderbeu,thellojnë epersinë Ujqerit/Berisha dyfishon shifrat për korçarët, por ndëshkohet me të kuq (VIDEO)

Luhet duke filluar nga ora 16:00, ndeshja mes Teutës dhe Skënderbeut, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.Skenderbeu ka thelluar epersine pasi ka kaluar ne epersi te 2-golave.Ndersa momenti delikat ishte ai ku pas shënimit të golit në minutën e 44-t, Berisha feston duke hequr fanellën dhe ndëshkohet me të kartonin e dytë te verdhe. Menjëherë pas kësaj, lojtari e kuptoi gabimin, por ishte vonë, pasi ishte i detyruar të largohej nga fusha e lojës, duke lënë ekipin me 10 lojtarë.


Ky kompeticion është primar për Skënderbeun.Kalimi në finale do të sillte qetësi dhe optimizem te madh edhe per mbijetesen pasi ku do t’i mbante ujqerit me shpresë deri në fund për të siguruar biletën europiane nga Kupa duke ulur edhe me 1 vit denimin e dhene nga Uefa.

LIVE| Teuta-Skënderbeu 0-2

Meksi 2′, Berisha 44′

45′ Berisha largohet me të kuq pasi hoqi fanellën dhe e kishte më parë një karton të verdhë.

44’ GOOOOOOL SKËNDERBEU 0-2/ Fantastik Elvi Berisha i cili shkëputet bukur dhe dyfishon shifrat, por bën diçka të pabesueshme. Fieraku shkon të festojë me shokët dhe heq fanellë, por e kishte një karton të verdhë dhe ndëshkohet me të kuq.

38’ Mundësi për Teutën, me Bregun i cili lëviz bukur dhe lëshon një gjuajtje nga jashtë zone, por topi shkon jashtë.

22’ Mundësi e mirë shënimi për Skënderbeun, me Mensah, i cili shfaqet i vetëm me portierin, por për shkak të shqetësimit të Todorovskit nga pas, gjuan topin jashtë.

14’ Rexhepi i thotë “jo” Emiljano Vilës, me këtë të fundit që lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por portieri i Skënderbeut është i vëmendshëm dhe ndal gjithçka.

2’ GOOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Kalon në avantazh skuadra e Memellit, me Meksin që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e dërguar topin në krahun tjetër të portierit.

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Frashëri, Arapi, Hoxha, Xhekson, Todorovski, Aleksi, Daja, E. Vila. L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: E. Martini

Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Vitija, Sadriu, Bajrami, Meksi, Taipi, Vangjeli, Mara, Berisha, Mensah. Trajner: M. Memelli

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.