Perfundoi takimi mes Teutës dhe Skënderbeut, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.Skenderbeu ka mundur djemte e Detit edhe me 10 lojtare ne transferte duke treguar force karakteri,ambicje dhe duke u rikthyer edhe me i forte pasi ka siguruar një biletë për në finale, ku do të përballet me Vllaznine.
Momenti delikat ishte ai ku pas shënimit të golit në minutën e 44-t, Berisha feston duke hequr fanellën dhe ndëshkohet me të kartonin e dytë te verdhe. Menjëherë pas kësaj, lojtari e kuptoi gabimin, por ishte vonë, pasi ishte i detyruar të largohej nga fusha e lojës, duke lënë ekipin me 10 lojtarë.
Ky kompeticion është primar për Skënderbeun.Kalimi në finale sjell qetësi dhe optimizem te madh edhe per mbijetesen pasi ku do t’i mbante ujqerit me shpresë deri në fund për të siguruar biletën europiane nga Kupa duke ulur edhe me 1 vit denimin e dhene nga Uefa.
Keto jane momentet nga festimi i Ujqërve :
FT| Teuta-Skënderbeu 0-2
Meksi 2′, Berisha 44′
85’ Tjetër mundësi e mirë për Teutën, këtë herë është Dejvi Bregu i cili lëshon një gjuajte të fortë nga jashtë zone, por Rexhepi është i vëmendshëm dhe largon topin në goditje këndi.
74’ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha e lojës Kosta Vangjeli dhe në vendin e tij futet Zhan Viktor.
61’ Momente tensioni në Durrës, ku Renato Arapi ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj Kosta Vangjelit. Mbrojtësi i Teutës nuk është dakord me kartonin e verdhë dhe shpërthen ndaj arbitrit duke kërkuar llogari. I shpëton kartonit të dytë.
53’ Çfarë rasti për Teutën! Krasniqi merr një top të shkëlqyer në zonë, gjuan bukur por Rexhepi me një ndërhyrje të bukur i mohon golin.
45′ Berisha largohet me të kuq pasi hoqi fanellën dhe e kishte më parë një karton të verdhë.
44’ GOOOOOOL SKËNDERBEU 0-2/ Fantastik Elvi Berisha i cili shkëputet bukur dhe dyfishon shifrat, por bën diçka të pabesueshme. Fieraku shkon të festojë me shokët dhe heq fanellë, por e kishte një karton të verdhë dhe ndëshkohet me të kuq.
38’ Mundësi për Teutën, me Bregun i cili lëviz bukur dhe lëshon një gjuajtje nga jashtë zone, por topi shkon jashtë.
22’ Mundësi e mirë shënimi për Skënderbeun, me Mensah, i cili shfaqet i vetëm me portierin, por për shkak të shqetësimit të Todorovskit nga pas, gjuan topin jashtë.
14’ Rexhepi i thotë “jo” Emiljano Vilës, me këtë të fundit që lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por portieri i Skënderbeut është i vëmendshëm dhe ndal gjithçka.
2’ GOOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Kalon në avantazh skuadra e Memellit, me Meksin që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e dërguar topin në krahun tjetër të portierit.
FORMACIONET ZYRTARE:
Teuta: Frashëri, Arapi, Hoxha, Xhekson, Todorovski, Aleksi, Daja, E. Vila. L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: E. Martini
Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Vitija, Sadriu, Bajrami, Meksi, Taipi, Vangjeli, Mara, Berisha, Mensah. Trajner: M. Memelli
