Përplasen dy makina, mbrëmjen e sotme/plagoset lehtë një person!

Dy makina janë përplasur mbrëmjen e sotme në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Labinot Fushë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur lehtë një person, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.