Suedezët nën moshën 65 vjeç të vaksinuar me një vaksinë AstraZeneca COVID-19 do të marrin një vaksinë tjetër për dozën e dytë, tha ditën e sotme Agjencia Suedeze e Shëndetësisë. Suedia ndaloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca në Mars pas raporteve për mpiksje të rrallë, por serioze të gjakut midis njerëzve të vaksinuar me vaksinën AstraZeneca. Suedia më vonë rifilloi përdorimin, por vetëm për njerëzit e moshës 65 vjeç ose më lart. Agjencia e Shëndetësisë tha në një deklaratë:
Personave nën moshën 65 vjeç që kanë marrë tashmë një dozë të vaksinës AstraZeneca duhet që në vend të kësaj t’u ofrohet një dozë e dytë e të ashtuquajturës vaksinë mARN, të tilla si PfizerBiontech ose Moderna.
Burimi:reuters
