Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me krimin e rëndë që tronditi sot Elbasanin, ku eksponenti i lartë i PS-së Pjerin Xhuvani u ekzekutua me armë zjarri në lagjen “5 maji”.Grupi që ka kryer ekzekutimin është identifikuar dhe policia po punon për kapjen e tyre. Nga dëshmitë e para nga vendngjarja mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri dhe është qëlluar nga dy armë të ndryhme.

Raportohet se të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, dhëndri i Pjerin Xhuvanit dhe një punonjëse e forcave “Shqiponja”, e cila ka marrë plagë në këmbë. Të dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Pritet që ata të merren në pyetje për të dhënë më shumë informacione rreth krimit.
Ndërkaq drejt Elbasanit janë nisur Forcat RENEA.
Pjerin Xhuvani u ekzekutua pas një përplasjeje me armë që ndodhi në lagjen “5 maji”. Dyshohet se shkak është bërë shpërndarja e parave për blerjen e votave.Xhuvani prej kohësh nuk e ushtronte aktivitetin si mjek dhe së fundmi ishte angazhuar në zgjedhje me Partinë Socialiste.Pjerin Xhuvani i cili është etiketuar si “organizator i grupit kriminal, i përfshirë për laboratorin e drogës në Xibrakë” ai është akuzuar nga Partia Demokratike se gjatë festimeve të Ditës së Verës, ka qenë ndër personat që ka organizuar konfliktin mes militantëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

