VIDEO/ Tronditet Elbasani.Një i vrarë dhe një polic i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan.Pjerin Xhuvani, drejtori I fondit të detyrueshëm shëndetësor është ekzekutuar pak minuta më parë, rreth orës 14.00 në qytetin e Elbasanit në lagjen “5 Maji”. Xhuvani ka qenë zyrtar I PDIU në këtë qytet, ndërkohë që është bashkuar me këtë forcë politike në vitin 2017, por tashme njihet edhe si eksponentë i PS.


Në përplasjen me armë, janë dëgjuar 20 të shtëna sipas dëshmitarëve, janë plagosur edhe dy persona të tjerë, një prej të cilave është punonjëse policie femër, e Shqiponjave.

Informacionet paraprake thonë se ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të PD në Elbasan.

Ndërkohë që sipas PD një mjet kishte nisur të qarkullonte në zonë dhe ofronte para në këmbim të votave. Ky dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i ekzekutimit të tij.

Viktima nuk është një emër i panjohur, ai është përfolur edhe në sherrin e ditës së verës.
Kjo ngjarje e rëndë ndodh vetëm pak ditë para zgjedhjeve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.