Basha ne Elbasan/8 vite dimër marrin fund ditën e diel

Elbasani ishte ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha pasditen e sotme. Basha në takimin përmbyllës të fushatës, ka kërkuar nga qytetarët e Elbasanit të votojnë për ndryshimin të dielën.Sipas Bashës, do të marrin fund tetë vite vuajtje dhe më 25 prill Elbasani dhe gjithë Shqipëria do t’i prijë fitores më të madhe në histori. Kryedemokrati u zotua se do ktheje dhe vepra të tjera për të përfunduar si rruga Qukës Qafë Plloçe pasi sipas tij tetë vite me radhë dështime, i lanë këto projekte përgjysmë.


“Kthehem në zemrën e Shqipërisë që rreh për fitoren më të thellë të Elbasanit. Fitoren më të bukur të Elbasanit. Fitoren e familjeve dhe fëmijëve. Tetë vite me radhë kanë qenë më ju në ditët e një dimri pafund ku priteshin dritat e familjeve në lagjet e vjetra, ku shkurtohej ndihma ekonomike. Kur nuk kisha veç fjalës asgjë për të ndalur lotët e nënave. Tetë vite dimër marrin fund ditën e diel. Këtu jemi mbledhur si asnjëherë që të ushtojë në mbarë Shqipërinë thirrja që buron nga zemra e çdo elbasanasi, ndryshim dhe fitore.

Fitore e çdo banori të këtij qarku fisnik, nga Përrenjasi në Gramsh, nga Librazhdi në Cërrik, nga Dumreja në Peqin dhe këtu në zemrën e qarkut, zemrën e Shqipërisë. Bashkë erdhëm afër, bashkë ëndërruam të paimagjinueshmen dhe sot është realitet tuneli i Kërrabës. Tirana dhe Elbasani janë më afër se kurrë. Bëmë të vërtetë një nga dy investimet më të mëdha të dekadës, kaskadën e Devollit. Bashkë shkuam rrugën e zhvillimit në Dumrenë e bekuar nga Zoti dhe vepra të tjera i lamë gati për të përfunduar si rruga Qukës Qafë Plloçë. Por tetë vite me radhë dështime, i lanë këto projekte përgjysmë.

Më 25 prill le të fillojmë punën me votën tuaj për t’i bërë realitet këto ëndrra, për të vazhduar projektet. Do t’jua kthejmë qytetin njerëzve. Askush nuk do tua vjedhë më votat. Askush nuk do tua vjedhë shpresën . Askush nuk do tua vjedhë ndryshimin,” tha Basha.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.