Në disa qytete ka nisur tashmë procesi i numërimit të votave, por për Maliqin ky proces nuk ka nisur ende, pasi 30% e qendrave të votimit nuk kanë dorëzuar kutitë me fletët e votimit.Disa gabime me formularët kanë bërë që të vonojë procesi i transportimit të kutive, ndërsa pritet të fillojë procesi i numërimit të votave në Kolonjë.
Kujtojme Bashkia e Pustecit ishte e para që filloi me numërimin e votave duke numeruar 3 nga 7 gjithsej.
Gjate minutave në vijim pritet të fillojë numërimi edhe në Pogradec, ndërsa raportohet se ka vonesa në fillimin e numërimit në Kolonjë.
