Nga 3 588 869 shqiptarë me të drejtë vote, sipas projeksioneve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e ditës së djeshme kanë votuar mbi 1 milion e 740 mijë shqiptarë. Në këto zgjedhje shënohet edhe numri më i lartë i votuesve që kanë votuar që nga zgjedhjet e vitit 2001, që ka marrë në analizë gazeta “Panorama”.
Qarku me pjesëmarrjen më të lartë Qarku i Tiranës, sipas raportimeve statistikore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton me përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes në votime. Nga të dhënat e nxjerra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e djeshme dolën për të votuar 54.32% e kryeqytetasve, të cilët janë me të drejtë vote. Kujtojmë që në Tiranë kanë të drejtë të votojnë rreth 910 mijë votues. Ndërkohë, nëse krahasohemi me zgjedhjet e parafundit, rezulton se kemi një rritje të pjesëmarrjes me 6% të votuesve. Ndërsa numrin më të ulët të pjesëmarrjes në votime e ka regjistruar qarku i Vlorës. Sipas të dhënave të raportuara në KQZ, në qarkun jugor kanë votuar vetëm 34.05% e qytetarëve me të drejtë vote. Duket se ka një rënie të pjesëmarrjes edhe krahasuar me zgjedhjet e 2017-ës, ku morën pjesë 35.6% e qytetarëve me të drejtë vote.
Ajo çka ben pershtypje eshte ulja ne pjesemarjen e votuesve ne Korçe nga 48.65% ne 43.43% krahasuar me 4 vite me pare.

