Revanshi i PD/ PS zbret në 73 mandate,humb 3 mandate brenda pak orësh

Vijon procesi i numërimit të votave në shumicën e qendrave te numërimit në Shqipëri, ndërsa po dalin edhe rezultatet e para.Deri më tani janë numëruar 3405 kuti. PS ka 483078 vota ose 48.8%, PD ka 388584 vota ose 39.3%, LSI 67786 vota ose 6.9%, PSD 21749 vota ose 2.2%.

Diferenca mes dy poleve është 2.5%. Me mandate, sipas projeksioneve PS ka deri tani 73 mandate, PD 60, LSI 5 dhe PSD 2.

PD ka rikuperuar dy mandate në Shkodër dhe Dibër. Në total në rang vendi janë numëruar 3405 qendra votimi nga 5199 në total.

Sipas opozitës, fillimisht janë hapur kutitë e bastioneve të majta, ndaj rezultati ishte i tillë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.