E Martë ora 01:31 është përditësimi i fundit i KQZ për perfundimin e numerimit ne Bashkine Korçe.
Siç raporton KQZ ;-Deri në mesnatën e sotme ,janë numëruar 159 nga 159 kuti nga ku rezulton se Partia Socialiste ka marrë 47.75 ,PD 41.85 %, LSI 5.65 %
Partia Socialiste: 20.837 vota
Partia Demokratike: 18.263 vota
Lëvizja Socialiste për Integrim: 2.465 vota
Aktualisht numërimi vijon në bashkinë e Pogradecit dhe Maliq, ndërsa ka përfunduar gjithçka në Devoll, Pustec dhe Kolonjë.
Momentalisht në Qarkun Korçë PS ka marrë 6 mandate dhe PD, 5 mandate. Megjithatë, numërimi nuk ka mbaruar dhe në vijim mund të ketë ndryshime pasi për 1 mandat gara është e hapur per te fituar nga Lsi.


