Pashka Ortodokse/ Kremtohet e “Premtja e zezë” në qytetin e Korçës,besimtarët ndezin qirinj

Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar në kishën ortodokse “Katedrale” të premten e zezë, ditën që simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit.Ashtu si edhe një vit më parë, pandemia kushtëzoi shumë nga ritualet e javës së madhe të Pashkës por këtë herë qytetarët e Korçës ndjehen paksa me te çliruar për festimet e tyre.


Shumë besimtarë i janë bashkuar ceremonisë që zhvillohet në simbolikë të kësaj dite, por pa mundur të ndjekin kortezhin në bulevardin kryesor të qytetit e megjithatë ata janë ndjere më të kënaqur që të paktën ritet e tyre po munden t’i zhvillojnë.

Për të respektuar rregullat ceremonia është zhvilluar brenda ambienteve të kishës duke shmangur kështu grumbullimin masiv.

Korça përgjatë kësaj fundjave do të jete mjaft e frekuentuar nga turistët ,të cilët mendohet të jenë të shumtë edhe përgjatë ditës se diele,të festimit të Pashkës Ortodokse.

https://twitter.com/korcab/status/1388209337806503940?s=21

Epitafi ne Katedralen,Korçë
Epitafi ne Katedralen,Korçë

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.