Skënder Brataj, shefi i Urgjencës Kombëtare ditën e sotme ka folur në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë. Brataj duke iu referuar uljes së rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë, është shprehur se Komiteti po shqyrton mundësinë për një lirim të masave, ndërsa ka shtuar se do të kemi një verë pa maska. Ndërkohë, i pyetur se kur mund të hiqet ora policore, ai ka thënë se jemi drejt lirimit të masave, pasi edhe vera e favorizon këtë për shkak të rritjes së temperaturave dhe si pasojë dobësimit të virusit.
Pyetje: Ora policore kur mund të hiqet?
Brataj: Po shkojmë drejt lirimit të masave se edhe vera na favorizon edhe rritja e temperaturave. Por jemi drejt një vlerësimi të lirimit të masave. Nuk mendohet të vendoset lloji i vaksinës për njerëzit që duan të udhëtojnë në BE. Kjo dhe të gjitha do të lirohen në mënyrë graduale, që të mos kthehemi në fazat e shtrëngimit të masave. Do të vijojë vaksinimi masiv edhe gjatë verës. Verë me vaksina, me masa, por mendoj pa maska, të paktën në ambientet jashtë.
