E bujshme nga Spanja/ Reali kërkon yllin e kombëtares shqiptare

Mediat spanjolle shkruajën se Real Madrid është i interesuar për Shqiptarin ,duke parë që Hysaj mund të përshtatet në dy krahët e mbrojtjes dhe mund të jetë një alternative luksi për çdo trajner që do të drejtojë Realin sezonin e ardhshëm. Real Madrid ka pasur probleme të vërteta në krahun e djathtë të mbrojtjes këtë sezon. Lëndimet e Carvajal, së bashku me mungesën e besimit të Zidane tek Odriozola, e bëjnë kërkimin e një zëvendësuesi në atë rol objektiv kryesor për menaxhmentin e bardhë.


Sipas informacionit që trajton “TodoFichajes”, Real Madridi po vlerëson rekrutimin e Elseid Hysaj. Futbollistit shqiptar i përfundon kontrata këtë verë me Napolin dhe gjithçka tregon se nuk do të vazhdojë më tej në “San Paolo”.

Për momentin, ky lajm nga mediat spanjolle është thjeshtë një opsion i bujshëm, ideja e Hysaj dhe agjentit të tij është të gjejnë një skuadër ku anësori të ketë më shumë minuta.Preference e parë mbetet Serie A ku Roma, Lazio dhe Milan kanë shfaqur interesim për të. Prej kohësh verdhekuqtë kanë ndjekur nga pranë situatën e Hysaj por ardhja e Mourinho në kryeqytet mund të ndryshojë këtë qasje të klubit roman.

Ndëtsa Real Madridi tashmë ka pasur kontakte me agjentin e yllit të kombëtares shqiptare. Mbetet të shihet si do të evoluojnë bisedimet, por të dyja palët duken tepër të joshura nga një operacion i tillë kësaj vere.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.