Rikthehet Berisha, Memelli provon titullarët për sfidën kundër Partizanit

Kategoria Superiore ka hyrë në fazën e saj më emocionuese teksa tashmë kanë mbetur edhe vetem pesë ndeshje nga fundi i sezonit. Edhe java e 32, rezervon përplasje që mund të vendosin shumë për fatet e skuadrave.Skënderbeu është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve në kuadër të ndeshjes me Partizanin. Rikthimi i Berishës dhe i Zguros janë lajmet më të mira të mundshme për Memellin, në prag të një takimi kaq të vështirë sa ai ndaj Partizanit.

Memelli është fokusuar më shumë në aspektin ofensiv, duke ditur se Partizani është një rival i fortë dhe mban vendin e parë në klasifikim.

Kjo do bëjë që ekipi kryeqytetas të sulmojë që në fillim dhe Memelli është koshient se skuadra e tij duhet të jetë e kujdesshme në mbrojtje, sidomos në minutat e para për të mos pësuar gol. Pikërisht këtë mesazh Memelli u përcolli lojtarëve.Gjatë fazës së tretë Skenderbeu ka treguar stabilitet. Të besuarit e trajnerit Migen Memelli shikohen në rrugën e drejtë për të qendruar mes me te mireve por ne te njejten kohe jane ne finalen e kupes se Shqiperise ne vitin e tyre me te keq.

Kalendari favorizon Korçaret pasi si Bylis ashtu edhe Kastrioti udhëtojnë në transferta të vështira përkatësisht në Durrës dhe Tiranë.Një fitore e Skenderbeut ndaj Partizanit ketë javë i jep shume mundësi ujqërve të rikuperojnë dhe të parakalojnë që ketë javë Bylisin dhe Krutanët.

Ndeshjet, e premte:

18:00 Kukësi-Vllaznia

E shtunë:

16:00 Tirana-Kastrioti

16:00 Apolonia-Laçi

19:00 Teuta-Bylis

19:00 Skënderbeu-Partizani

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.