Një burrë në Greqi thuhet të ketë pësuar trombozë pasi u vaksinua me AstraZeneca.Sipas mediave vendase 35-vjeçari nga qyteti grek i Ierapetra-s ishte vaksinuar para 12 ditësh në qendrën e vaksinimit Agios Nikolaos. Ai u dërgua në Spitalin Universitar të Heraklion-it të hënën në mëngjes pasi kishte pësuar paralizë nga tromboza në këmbën e majtë. Pacienti më pas iu nënshtrua një operacioni që rezultoi i suksesshëm dhe tashmë ka nisur një hetim për të zbuluar nëse vaksina ishte shkaktare për trombozën .
Burimi: |newsbeast.gr
