Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka publikuar një video në rrjete sociale dedikuar nënës së saj.Ajo është aktive në rrjete sociale ku nuk ngurron të shpreh dashurinë e saj për fansat apo familjen. Së fundmi Bebe ka publikuar një video mjaft emocionale kushtuar nënës së saj.
“Nëna ime më lindi kur ajo ishte 18 vjeçare. U rritëm bashkë, bëmë gabime bashkë. Jemi shoqet më të mira”.
Bebe Rexha mbishkroi videon e publikuar ku tregoi se nëna e saj e lumturoi atë kur i shkoi për vizitë, “Ajo erdhi të më vizitojë në ditën e nënës dhe jam shumë e lumtur”.
