Ndryshimi i motit ka sjellë një pamje që rrallë është parë në muajin maj.Rrugët janë zbardhur si të ishte dimër, ndërsa për pastrimin e tyre kanë mbërritur eskavatorët.
Meteoalb e ka cilësuar fenomen ekstrem faktin që në 50 minuta kanë rënë mesatarisht 55 mm reshje shiu dhe kryesisht breshër.
Banorët thotë se ky breshër është i paparë për qytetin verior. “Rrudhi” qielli thonë disa prej tyre duke publikuar dhe pamjet nga rrugët e zbardhura nga breshëri.
Trashësia e tij shkon në të paktën 20 cm.
Si pasojë e motit të keq ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëme të bimëve dekorative.

