Greqia njoftoi rastet e reja të konfirmuara laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave rezutlon se janë 2.812 infektime të reja, nga të cilat 2 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 381,266 (ndryshimi ditor + 0,7%), nga të cilat 51,2% janë burra.
Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 34 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2,210 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.
Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 63, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 11,534 vdekje. 95.2% kishin sëmundje themelore dhe / ose moshë 70 vjeç e lart.
